Këtë të martë do të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Mbledhja është thirrur nga kreu i Grupit, Enkelejd Alibeaj dhe pritet që të zhvillohet në orën 13:00.

Numri i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është në grupin e njoftimeve.

“Pritet që një grup deputet të bëjë kërkesë për të shtyrë punimet e Kuvendit që do të mbahet në datë 30 prill. Deputetë që janë pozicionuar qartë dhe që kanë kërkuar dorëheqje për Luzlom Bashën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ata kanë theksuar se Kuvendi më 30 prill nuk është përbashkues”, raportoi  gazetari Osman Stafa.