Europa është kontinenti më i prekur në botë përpara Amerikës Latine dhe Amerikës së Veriut. Sipas “France Presse”, që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në Europë ka pasur mbi një milion vdekje. Të 52 vendet dhe territoret e rajonit, i cili arrin  në lindje në Azerbajxhan dhe Rusi, kanë gjithsej 1.000,228 vdekje nga 46,496,560 raste, para Amerikës Latine dhe Karaibeve me 832 577 vdekje dhe 26 261 006 raste, ndërsa SHBA-ja dhe Kanadaja kanë 585 428 vdekje dhe 32 269 104 raste.

Ndërkohë, ndërsa shkencëtarët dhe qeveritë monitorojnë efektivitetin me kalimin e kohës të vaksinave të ndryshme anti-Covid, sigurinë e tyre dhe ndikimin në progresin e epidemisë, për kompanitë prodhuese është një marrëveshje kolosale dhe mund të vazhdojë të jetë e tillë për një kohë të gjatë, nëse nxitës periodikë ose vaksina të modifikuara kundër varianteve të reja të mundshme do të jenë të nevojshme për të ruajtur imunitetin kundër koronavirusit.

Në javët e fundit Pfizer kishte evokuar një rritje të çmimeve në një fazë të dytë, që duket se po konfirmohet nga thashethemet e para për një negociatë të vazhdueshme midis BE dhe gjigandit farmaceutik për një furnizim deri në 1.8 miliardë doza në periudhën 2022-2023.