Situata e pandemisë në vendin tonë është përkeqësuar. Prej disa ditësh po regjistrohen shifra të larta të të infektuarve ndaj sot nga Kuvendi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se ditën e djeshme ka shkuar në 500 numri i personave të shtruar në spitalet COVID. Në këto kushte, ministrja bëri me dije se do të aktivizohen spitalet rajonale. Ministrja ka njoftuar se që nga sot do të hapen dy spitale të tjerë në Durrës dhe në Shkodër.

 “Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë sipas planit”, tha Manastirliu.