Numri i të infektuarve me Covid-19 të regjistruara në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar shifrën e 160 milionëve. Ndërkohë sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është mbi 3.32 milionë. Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me 32.8 milionë raste dhe 583 650 vdekje, ndjekur nga India dhe Brazili. India numëron 23,703,665 raste të infektuarish dhe 258,317 viktima, ndërsa Brazili 15,359,397 raste në total dhe 428,034 viktima.

Ndërkohë në të gjithë globin janë vaksinuar më tepër se një miliard persona.