Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 1152 raste të reja dhe kanë humbur jetën 12 pacientë. Kështu që nga fillimi i pandemisë 91,987 persona janë infektuar me COVID, ndërsa numri total i viktimave llogaritet 1,543.

Janë kryer 3994 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1152 qytetarë.

“510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 1 qyetetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç”, shkruan ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         1152
Të shëruar në 24 orë      740
Të shtruar në spitale      512
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore                3994

Testime totale           410,393
Raste pozitive            91,987
Raste të shëruara      55,983
Raste Aktive               34,461
Humbje jete                1,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20265
Fier     2980
Durrës     1770
Elbasan   1488
Shkodër  1497
Vlorë       1687
Lezhë   1122
Korçë      1036
Berat       1001
Gjirokastër 799
Kukës   467
Dibër    349