Dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V  kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri.

10 mijë doza mbërritën në mesditë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj.

Kryeministria njofton se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

“Mbërrijnë 10.000 vaksina Sputnik, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed.

Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.