Rreth 8 mijë vaksina kundër pandemisë së COVID-19  të kompanisë Pfizer kanë ardhur mbrëmë në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës. Lajmin e ndau Delegacioni i Bashkimit Europian, duke nënvizuar se ngarkesa është e financuar pikërisht nga BE-ja, dhe e mundësuar në këtë rast nga Austria.

Sipas lajmërimit, rreth 150 mijë vaksina të financuara nga Brukseli do të vijnë në kryeqytetin shqiptar deri në fund të gushtit, me objektiv rritjen e fushatës së imunizimit në vend.