“Rinovimet e Mbappé dhe Neymar? Së shpejti do të ketë lajme që do të na bëjnë të lumtur”, tha drejtori i PSG Leonardo pas fitores kundër Bayern në Mynih në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, firmosur nga një dygolësh i talentit 22-vjeçar francez. E megjithatë në Spanjë janë të sigurt për të kundërtën: sipas ‘Cuatro’ dhe ‘Cadena Ser’, Mbappé tashmë ka informuar PSG-në se ai nuk do të rinovojë kontratën që skadon më 30 qershor 2022, duke i hapur rrugë sulmit të Real Madrid.

Deri tani, Mbappé dhe shoqëruesit e tij kanë refuzuar çdo rinovim të kontratës afatgjatë të propozuar nga Leonardo. Dhe tani, sipas medias spanjolle, ka ardhur vendimi për të mos vazhduar aventurën me klubin kampion francez, për të provuar forcën në kampionate më konkurruese. Tani topi shkon te PSG, që duhet të vendosë nëse do ta shesë ose, përkundrazi, do ta detyrojë atë të respektojë kontratën dhe të rrezikojë ta humbasë falas vitin e ardhshëm.

Në gjurmët e fenomenit francez, prej disa kohësh, është Real Madrid, që ka ndërmend ta bëjë atë yllin e tij të ri, trashëgimtarin natyror të Cristiano Ronaldos. Ëndërra jo shumë e fshehur e Presidentit Florentino Perez është të formojë një çift sulmuesish të jashtëzakonshëm në vitet e ardhshme në Bernabeu, me Mbappé dhe sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund Erling Haaland.