Pas disa orësh diskutimesh para kamerave, një ditë pas një takimi kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit, 4 grupet parlamentare kanë arritur marrëveshjen se si do të zhvillohen raundet e ardhshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Kjo do të thotë se në tre raundet e para, ekskluzivitetin për të propozuar kandidatë do ta ketë vetëm opozita dhe më pas në të katërtin e të pestin mazhoranca mund të shohë nëse do që të bëjë propozime.

Pjesë e diskutimit:

Balla: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju, ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Bëni si ta doni ju. Mos harroni nëse doni të konsultoni ndonjë emër me ne na njoftoni kur. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Në raundin e katërt e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet, ratë dakord? Një po, një kundra, miratohet.

 

 

Alibeaj: Po, pranojmë, por ki parasysh. Çdo shkelje siç e ke lexuar, e këtyre rregullave është shkelje e marrëveshjes.