Nga rinisja e kampionatit në 1 tetor deri në ndeshjen e fundit para Kupës së Botës më 13 nëntor. Ky është një muaj e gjysmë në të cilin Interi do të luajë një pjesë të mirë të këtij sezoni anomal. Ndërsa Inzaghi, një besim që tani për tani mbetet i fortë, por jo pa limit e thënë kjo nga Marotta. Në detaje, gjashtë javë intensive, vetëm një pa angazhime në mesjavë. Roma, Barcelona, Sassuolo dhe përsëri Barcelona sa për ta nisur. Më pas impenjim i dyfishtë në kampionat me Salernitanën dhe Fiorentinën përpara ndeshjes së Champions me Viktoria Plzen. Pasuar nga Sampdoria dhe Bayern për ta mbyllur më pas me triptikun e Serisë A Juve, Bolonja dhe Atalanta. Me pak fjalë, një tur i vërtetë force.

Inzaghi është thirrur t’u japë përgjigje konkrete kërkesave të ngutshme. Skuadra duhet të jetë gati nga pikëpamja atletike dhe mendore. Grupi duhet të komapktësohet përsëri, vendimet duhet të jenë të qarta, të sigurta, lineare, edhe pse delikate. Pronësia dhe drejtuesit mbështesin trajnerin, pavarësisht rregullit të mosndërhyrjes në zgjedhjet teknike. E këtë e përsëritën në takimin e sotëm në Appiano, ku Marotta dhe Ausilio mbërritën herët në mëngjes.

Asnjë përballje me skuadrën si pas Bayernit, por një bisedë për të lehtësuar tensionin. Gjithsesi, pjesa tjetër do të duhet të bëhet nga lojtarët, në radhë të parë ata “senatorët” që u shfaqën të shuar. Nuk është koha për justifikime apo alibi. Për të filluar përsëri është e nevojshme që të gjithë, pa përjashtim, të rreshtohen në të njëjtin drejtim.