Një zë gjithnjë e më këmbëngulës: Marcello Lippi përsëri tek Juventus, këtë herë si drejtues i zonës teknike. Një zgjidhje e konceptuar nga presidenti Agnelli, i vendosur për t’i dhënë vazhdimësi projektit Pirlo (nëse nuk ka përmbysje flagrante që në Continassa nuk kanë ndërmend as t’i marrin në konsideratë) por gjithashtu i bindur për nevojën e përforcimit të strukturës tekniko-menaxheriale duke përdorur kompetencën e eksperiencën e ish-trajnerit të kombëtare, që pikërisht kur ulej në pankinën bardhezi ka fituar pesë kampionate, një Champions League (i fundit në shtëpinë e Juves), një Intercontinentale, një Super Kupë Evropiane, një Kupë Italiane dhe katër Super Kupa Italiane.

Një palmares unik, i pasuruar nga sukseset e arritura në Kinë, për një njeri të futbollit që në moshën 73 vjecare mund të kthehet përsëri në pistë, duke mbushur një boshllëk aktualisht të pranishëm në strukturën tekniko-menaxheriale të Juve, duke u bashkur në njërën anë me “triadën” Nedved-Paratici-Cherubini dhe nga ana tjetër duke luajtur rolin e “këshilltarit” për Pirlon. Tani për tani, kjo është një ide e presidentit Agnelli, por së shpejti mund të bëhet realitet.