Pavarësisht premtimeve që ka marrë edhe prej Bullgarisë e Serbisë, Maqedonia e Veriut është një prej vendeve në Ballkanin Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë ka shpjeguar se kjo vonesë po ndodh pasi Pfizer është duke u përballur me presionin e të gjithë vendeve për të marrë doza të vaksinës.

Maqedonia e Veriut ka nisur bisedimet dhe me kompaninë kineze “Sinopharm” për të siguruar vaksinën.