Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 16 viktima nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2, 533 teste të realizuara, 50 persona kanë rezultuar pozitive për Covid.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije 133 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 154, 937 të prekur, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 5, 265 humbje jete.