Finalja e shumëpritur Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpool dhe Real Madrid po afron. Në një intervistë sulmuesi i ‘The Reds’, Sadio Mane nuk dëshiron ta quaj si hakmarrje humbjen në finalen e vitit 2018 në Kiev.


Liverpool dhe Real Madrid do të takohen të shtunën në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve në ‘Stade de France’ me fillim nga ora 21:00.

 

Kur u pyet në një intervistë senegalezi, Sadio Mane rreth finales së vitit 2018, tha se ‘Los Blancos’ e kishin fituar trofeun e 13’të të tyre në Ligën e Kampionëve me plotë meritë ndaj Liverpool.

 

”Hakmarrje? Jo, për mua, kjo nuk është hakmarrje. Mendoj se Real Madrid fitoi në Kiev sepse e meritonte dhe sepse ishte skuadër më e mirë,” tha ai.

Ndër të tjera Mane tregoi se goli i realizuar ndaj Arsenal në javën e parë të kampionat anglez në sezonin 2016/17, është edhe goli i preferuar i tij me skuadrën e Jurgen Klopp.

”Ky është goli im i preferuar me Liverpoolin. Ishte edhe ndeshja ime e parë për Liverpoolin. Kur mora topin në të djathtë dhe kalova para dy mbrojtësve, kërkoja të pasoja. Pastaj pashë se isha pranë golit dhe ndonjëherë nuk e dini se si shënon. Ju e bëni atë, por nuk mund ta përsërisni,” deklaroi Mane.

 

30-vjeçari gjatë karrierës së tij me Liverpool është paraqitur në 268 ndeshje, derisa ka shënuar edhe 120 gola, duke qenë kështu një ndër lojtarët më meritor që Liverpool po korr suksese viteve të fundit.