Italia do të mundohet të shohë përpara, në përpjekje të lërë pas zhgënjimin e moskualifikimit në Kupën e Botës. Ndjesia është e lartë, në vigjilje të turneut të Katarit. Roberto Mancini natyrisht do të tentojë të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për Euro 2024 dhe Botërorin 2026. Italia përballet me Shqipërinë dhe Austrinë në dy miqësore në më pak se një javë. Objektivi për të kërkuar talente të reja që mund të ndihmojnë kombëtaren në perspektivë. Në Coverciano nuk ndal puna në kuadër të ndeshjes si vizitor në Tiranë, ku një formacion eksperimental do të dalë në fushë mbrëmjen e sotme.

Mancini shkon drejt një 3-4-3 me treshen Zaniolo-Raspadori-Grifo, por një mendim për Katarin është i pashmangshëm. “Ne e meritonim të shkonim në Kupën e Botës, por për fat të keq humbëm mundësitë në dispozicion – pranoi Roberto Mancini -. Futbolli është ky, pas kënaqësisë së madhe erdhi një zhgënjim i madh. E tani nuk mund të bëjmë më asgjë. Një Botëror pa Italinë është ndryshe, duhet të punojmë në mënyrën e duhur që të mos përsëritet më”.

Duke filluar nga kualifikueset evropiane me ndeshjet që ngjallin kujtime dhe emocione të kundërta me Anglinë dhe Maqedoninë e Veriut, në një grup që përfshin gjithashtu Ukrainën dhe Maltën. Një grup në të cilin Italia kërkon të jetë serioze, prandaj trajneri nga Jesi do t’i përdorë këto dy angazhime pa pikë, për të kryer teste dhe për të parë lojtarë të rinj.

ÇFARË FSHEHU MANCINI PËR EDOARDO REJAN

Duke filluar me adoleshentin Pafundi i datëlindjes 2006. “Ai është një lojtar që e kemi ndjekur për disa vite, edhe kur ishte më i ri. Ne mendojmë se mund të jetë një lojtar i madh në të ardhmen” vlerësoi Mancini. Në fushë priten edhe juventinët Fagioli dhe Miretti, deri te thirrja e parë e mbrojtësit të Empolit, Parisi. Ndaj kuqezinjve të drejtuar nga njohësi i vjetër i futbollit italian Edy Reja, gjithcka është mbajtur sekret.

Lexo më tej: Miqësorja e preferuar e shqiptarëve, Reja në kërkim të historisë: ndaj Italisë nuk kemi shënuar kurrë

Mancini nuk ka treguar as titullarët e as modulin që do të përdoret kundër Shqipërisë. Edhe pse është i sigurtë aktivizimi i pjesshëm i Chiesa, ndërsa Zaniolo dhe Tonali mund të gjejnë hapësirë që në minutën e parë. “Ne kemi dy miqësore dhe do të provojmë diçka të re – përsëriti ai-. Do të kishim bërë me kënaqësi pa u përpjekur, por testimi i diçkaje të re ndonjëherë është i dobishëm”. Për të harruar dhe rifilluar.