E pabesueshme. Italia del jashtë Kupës së Botës për të dytën herë radhazi. Nata në Palermo kthehet në një makth, në shtesën e një ndeshje të mallkuar. Maqedonia e Veriut, e 67 në renditjen e FIFA-s, shkon në play-off vendimtar me Portugalinë dhe tekniku i Italisë Roberto Mancini e ka të vështirë të gjejë fjalët.

“Korrikun e kaluar përjetova gëzimin më të bukur të karrierës sime në Kampionatin Evropian – tha Mancini pas ndeshjes -. Tani kam përjetuar zhgënjimin më të madh. Ky është futbolli, ndodhin gjëra të pabesueshme. Bëmë gjithçka për të fituar, pastaj pësuam golin në të nëntëdhjetën. Dukej sikur u bë qëllimisht, u duk i shkruar. Nuk duhej të kishim arritur deri në këtë pikë, por lojtarët e mi i dua më shumë se kampionatin Europian. E ardhmja ime? Nuk e di, tani zhgënjimi është shumë i madh”.