Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet për mesfushorin holandez, Frenkie De Jong.


Lojtari pëlqehet shumë nga Erik Ten Hag që dikur ishte trajner i tij, gjatë kohës sa të dy ishin pjesë e Ajaxit.

 

Sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle, oferta e nisur nga “Djajtë e Kuqë” për lojtarin është shumë më e mirë sesa e Chelseas dhe Barcelones.

 

Mbetet të shihet se çka do të vendosë lojtari i cili duket në një qorrsokak, pa një ide të qartë se ku do ta vijojë karrierën.