Pas muajsh përpjekjesh për ta joshur, PSG tani do të ishte gati të merret seriozisht dhe do të përpiqet ta bindë Zinedine Zidane një herë e përgjithmonë që të bëhet trajneri i ri i kryeqytetasve. Siç raporton Mundo Deportivo, në fakt, klubi parizien ka gati një ofertë “të parefuzueshme” për ish-teknikun e Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Gazeta spanjolle thekson gjithashtu se negociatat tashmë kanë filluar, duke tentuar të mundin konkurencën e Manchester United, që ka vënë në përdorim Cristiano Ronaldo, për të bindur francezin të zgjedhë Old Trafford si skenën e tij të re për të vazhduar karrierën.

E ndërkohë, që është në garë të plotë me United, por edhe ndonjë klub apo kombëtare që nuk kanë dalë ende kaq hapur, PSG është duke menduar për ti garantuar trajnerit të ardhshëm një organikë klasi. Kështu, nuk është vetëm Kylian Mbappé që mbinxeh aksin Madrid-Paris. Sipas Footmercato, po luhet një duel mes Realit dhe PSG edhe për Antonio Rudiger, i cili do të përfundojë kontratën me Chelsean dhe do ta dalë me parametër zero.