Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në konferencën me gazetarët, ku në fokus ishte Shëndetësia, se ka sinjale nga laboratorët tanë për ardhjen e varianteve të reja të Covid në Shqipëri. Po sipas saj, edhe rritja e rasteve me Covid dyshohet se lidhet me variantet e reja të COVID.

“Vërehet se në javët e fundit ka një trend të lartë të rasteve të konfirmuara me Covid-19. Rritja e rasteve mund të lidhet edhe me variantet e reja të Covid. Sinjalet kanë ardhur nga laboratorët tanë për variante të reja”,- tha ajo.

Sipas Manastirliut, incidenca 2 javore është 459 raste për 1 mijë banorë.

“Spitalet janë të zëna në masën 70%, pra kemi kapacitete, nuk janë të mbingarkuara. Esencial mbete zbatimi i masave. Alert i shtuar mbetet zbatim i protokolleve te sigurisë nepër biznese, institucione.

 

 

Javët e para të këtij viti kemi një incidencë të shtuar dhe lidhet me grupmoshat e të rinjve. Mosha mesatare e të prekurve është 47.8 vjeç. Prandaj duhet të rrisim vigjilencën”, tha Manastirliu.