20 mijë efektivë policie janë vaksinuar kundër Covid-19 deri më tani. Shifra është bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirliu. Ministrja thotë se vaksinimi masiv në të gjithë vendi ka kaluar shifrën e 612 mijë në total.

Manastirliu thotë se qeveria është e vendosur të vijojë me ritme të shpejta për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.