20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë.  Vaksinat u pritën në aeroport nga zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doza të vaksinës anti-COVID dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID-19. Në njoftimin për shtyp të ministrisë thuhet se do të vijojë, pa u ndalur, plani kombëtar i vaksinimit.