Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me personelin shëndetësor të cilët shërbejnë tek spitali COVID3. Sipas Manastirliut synohet që brenda dy javëve të marsit të mbyllet procesi i vaksinimit për bluzat e bardha. Manastriliu ka thënë gjithashtu se spitalet ndodhen në një situatë delikate, teksa janë duke u trajtuar më shumë se 600 pacientë.

“Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor në të gjitha spitalet Covid është drejtuar tek shërbimi i pacientëve. Janë më shumë se 600 pacientë duke u trajtuar në spitalet tona Covid”, tha Manastirliu.