Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi.

Pas plot 244 ditësh, në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi i rrezikshëm Covid-19.

“LAJM I MIRË. #Covid19/ Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete sot🙏🏼”, shkruan Manastirliu.