400 infermierë janë duke u trajnuar për vaksinimin në stadiumin “Arena Kombëtare”, mes të cilëve edhe infermierë të Forcave të Armatosura.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po trajnohen që të nisë fushata masive e vaksinimit. Kjo fushatë sipas saj do të shtrihet si rrjet kapilar në të gjithë Shqipërinë.

“400 infermierë do të jenë pjesë e kësaj fushate masive vaksinimi që duam të nisim. Një pjesë janë në pritje. Do të keni avantazh më shumë se do të përgatiteni për të qenë nesër vaksinatorët e rinj në qendrat tona. Vaksimimi masiv do të jetë i shtrirë si rrjet kapilar kudo në Shqipëri. Dua të falenderoj ministrin e Mbrojtjes për përfshirjen e infermierëve të forcave të armatosura”, tha Manastirliu.