Deri më tani në vendin tonë janë 192 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale. Manastirliu, po ashtu, zbulon se që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë kryer 638,338 vaksinime në total.

Ajo thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19. Vaksinimi në Shqipëri ka nisur që prej javëve të para të Janarit sipas grupeve të riskut, me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.