Manchester United është i interesuar për të rinënshkruar me sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.


Kështu të paktën bën të ditur Sky Germany.

 

Holandezi po gjen çdoherë e më pak hapësira në formacionin e Xavi Hernandezit, andaj një largim i tij është mëse i mundshëm.

 

Lojtari ishte shumë afër largimit edhe verën që lamë pas, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak se ikjes së tij i parapriu ajo e Aubameyang që shkoi te Chelsea.

Mbetet të shihet nëse largimi i tij do të ndodhë në merkatot e ardhshme.