Nuk kanë fund problemet për Francën e të gjitha vijnë nga jashtë fushës. Në debutim, kombëtarja e Didier Deschamps, shkatërroi shpresat e Australisë me një 4-1 pa histori. Pas Pogba, Kantè dhe Benzema, Franca humbet një tjetër pjesë të çmuar. Kupa e Botës e Lucas Hernandez zgjati vetëm trembëdhjetë minuta. Mbrojtësi i Bayern Mynih u dëmtua dhe u desh të largohej nga fusha në ndeshjen hapëse kundër Australisë.

 

Diagnoza e pamëshirshme erdhi gjatë natës: këputje e ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë. Në Twitter-in e kombëtares franceze pèr Hernandez thuhet: “I gjithë grupi i uron atij shërimin të shpejtë”. Në fushë Lucas do të zëvendësohet nga vëllai i tij Theo.