225-655x356

Malësi e Madhe-Nuk ka qenë një kthim si herët e tjera për dy djemtë emigrantë në Angli të familjes Mujaj në Malësi të Madhe.

Të atin e tyre që i priste gjithmonë te dera, e kanë gjetur të vrarë në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vukpalaj, ku Pashko Mujaj është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Dyshohet se viktima është ekzekutuar tre ditë më parë, pasi trupi i tij ishte në gjendje të dekompozuar.

Në vengjarje janë gjetur gëzhoja automatiku, ndërsa policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes dhe identifikimin e autorëve.

Dy janë pistat ku po hetojnë blutë, vrasje për shkak të grabitjes dhe vrasje për motive të dobëta.

Ndërkaq nuk dihet nëse kthimi i djemve të Pashko Mujaj nga Anglia ka qenë rastësor, apo kanë ardhur si rezultat i merakut pas humbjes së kontakteve me të atin.