aksident_2
Një aksident i rëndë ndodhi gjatë natës në Urën e Dragobisë, në Tropojë. Një makinë me 4 persona përfundoi në Valbonë, pasi doli me shpejtësi nga rruga. Shane Pjetri, nga Fierza ka humbur jetën. Shpëtime Lilaj që gjendej në makinë, rezulton e humbur. Ndërsa Albert Hysa dhe Shqiponja Mustafa janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Forca të policisë po kërkojnë për shtetasen e humbur.