981

Lëvizja e Major Sokol Fekës jashtë Shqipërisë, ku dhe gjeti vdekjen pas përplasjes së helikopterit të ngarkur me rreth 1 ton hashash të cilën e drejtonte, nuk ishte e para.

Ora News zbulon se majori 41 vjeçar i ushtrisë shqiptare përveç udhëtimit në Spanjë, kishte kryer edhe disa lëvizje të tjera jashtë shtetit, në drejtim të Romës, Itali, dhe Mynihut të Gjermanisë.

Ajo që mbetet për tu verifikuar është nëse këto lëvizje kanë qenë me leje apo pa leje të ushtrisë shqiptare.

Ja lëvizjet e tjera

Dalja e parë daton më 12 tetor të 2013

16 nëntor 2014 ka dalë nga Shqipëria dhe është kthyer më 20 dhjetor 2014

Me 21 shtator ka dale nga Shqipëria dhe është kthyer më 30 shtator 2014

15 qershor 2014 ka dalë nga Shqipëria deri më 23 korrik