lul-basha

Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të garojë për një mandat të dytë në bashkinë e Tiranës. Ai tha se tashmë si kryetar i PD do t’i përkushtohet opozitës, ndryshe nga sa veproi Edi Rama 4 vjet më parë. Basha tha se ai e ka mundur Ramën në garën për kryetar bashkie dhe se tani do ta mundë edhe si kryeministër. Ai nuk pranoi të thotë se kush do të kandidojë për opozitën në Tiranë, por shprehu bindjen se bashkia do t’i mbetet Partisë Demokratike.