Lulzim Basha ka dorëzuar të premten pasdite formularin e rikandidimit të tij për kreun e Partisë Demokratike. Nga formularët e dërguar deri më tani në Partinë Demokatike, kandidaturat janë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit’h Harxhi.

Të shtunën pritet të depozitojnë kandidimin Ibsen Elezi dhe Lisander Hoxha.

Ditën e diel në orën 18:00 pritet të mblidhet kryesia e cila do të vendosë mbi kandidatët dhe modalitetet e garës për kreun e PD. Zgjedhjet për kreun e PD, do të mbahen më 13 qershor.