“Nëse Ukraina vazhdon përshkallëzimin kundër Bjellorusisë, Minsku nuk do ta lërë pa përgjigje”. Kjo ka qenë deklarata e diktatorit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, sipas agjencisë bjelloruse të lajmeve TASS.

Ai tha gjithashtu se ukrainasit po planifikojnë të godasin Bjellorusinë, ndërsa shtoi se Ukraina shkel “kufirin tonë shtetëror me aeroplanë dhe helikopterë”.

Po ashtu, lideri i Bjellorusisë shtoi se nëse presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky refuzon të firmosë një marrëveshje me Putinin, atëherë atij do t’i duhet që të firmosë aktin e kapitullimit.