Refugjatët që po largohen nga Ukraina janë zhvendosur tashmë në Europën Perëndimore dhe më shumë se 7,000 njerëz kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i pushtimit rus, tha ministrja franceze Marlene Schiappa, shkruan CNN

Nga gjithsej 7,251 persona, të cilët janë kryesisht gra dhe fëmijë, 6,967 janë shtetas ukrainas.

“Situata po përshkallëzohet dhe deri më tani kemi 25,000 vende strehimi për këta njerëz”, tha ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, duke shtuar se vetëm në dy ditë kanë mbërritur në Francë 3 mijë refugjatë.