Kremlini ka pranuar se në luftën me Ukrainën ka humbur një numër të madh trupash.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, në një intervistë të dhënë për mediat ka pohuar se ka një rritje përsa i përket trupave ushtarakë të humbur në sulmet e tyre në Ukrainë.

Peskov u pyet nëse lufta ishte një poshtërim për Rusinë duke pasur parasysh numrin e trupave të humbura, ku u shpreh se Rusia ka humbje të konsiderueshme të trupave,duke e cilësuar sinjë tragjedi të madhe për ta.

Ndërkohë nuk ka dhënë asnjë shifër në lidhje me trupat e vrarë, por në fund të marsit, Rusia tha se kishte humbur 1,351 ushtarë, me 3,825 të tjerë të plagosur.

Ndërsa një  zyrtar i lartë i NATO-s vlerësoi në fund të marsit se midis 7,000 dhe 15,000 ushtarë rusë ishin vrarë në katër javë luftime në Ukrainë.