tahiri droga
Në një spektakël alla Edi Rama, me regji qëndrore, kamera, ekrane gjigande dhe qindra punonjës policie që kanë lënë punën për të bërë dekorin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri lexoi një hartim mbushur me akuza për opozitën dhe asnjë fjalë për dështimet e qeverisë në luftën kundër drogës.
Tahiri foli për shifje, akuza të rreme, akuzoi Sali Berishën e Lulëzim Bashën, duke harruar se tashmë ka më shumë se dy vjet në krye të rendit dhe parcelat e Lazaratit janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Ministri nuk dha asnjë shpjegim se si avionët (për të cilët denonconte opozita) ulen dhe ngrihen në Shqipëri për të transportuar drogë. Asnjë fjalë për oficerët e policisë që janë kapur të përfshirë në trafik droge, të lidhur me kriminelë e grupe mafioze me lidhje deri në nivelet më të larta.
Ministri i Brendshëm, i akuzuar jo vetëm nga opozita por edhe nga mediat si i lidhur me trafikantët, tentoi përsëri të hedhë lumin duke përdorur si komardare shpëtimi Sali Berishën. Mirëpo, si kryeminsitri ashtu dhe ministri i tij, duhet ta dinë që shqiptarët presin prej tyre rezultate dhe jo justifikime. Dhe rritjen e trafikut të drogës, e shohin përditë, edhe sikur 100 berishë t’u vënë përpara.