“Jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë nga virusi”- deklaroi Joe Biden.

Administrata e Biden, kishte caktuar 4 korrikun si ditën ku do të ishin ezauruar vaksinimet e 70% e të rriturve amerikanë. Por sipas Reuters, kjo shifër është në 67%.

Presidenti e dha këtë koment, në festën e organizuar në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë për 4 korrikun amerikan, ku të ftuar ishin punonjësit e rriskuar nga ky virus (Mjekët, infermierët, mësuesit) dhe familjarë të ushtarëve amerikanë.

Megjithatë, Biden ka thënë se beteja me COVID-19 ende vijon, e të gjithë sipas tij, duhet t’i nënshtrohet procesit të vaksinimit, për ta larguar përfundimisht këtë të keqe.

Jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë nga virusi. Vaksinohuni për veten tuaj, për të dashurit tuaj, për komunitetin tuaj dhe për vendin tuaj”, theksoi presidenti.