Në fjalën që po mbante para mediave në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ku u përplas me Sali Berishën, Enkelejd Alibeajt i ndërhyri Luan Baçi.
Teksa Alibeaj po vazhdonte retorikën e tij të bashkimit, një gazetare e pyeti sa deputetë e mbështesnin.
Në këtë moment deputeti i Fierit Luan Baçi që po kalonte aty pranë i tha: “Vetëm (Gazment) Bardhi”.
Ndërhyrja e Baçit nuk kaloi pa ironi nga Alibeaj. ©LAPSI.AL