Më shumë se 240 mijë shqiptarë kanë aplikuar deri më tani për Lotarinë Amerikane.

Edhe pse ky është një rekord në Europë, sërish ka një ulje në krahasim me vitet e shkuara. Sipas statistikave të Departamentit të Shtetit, deri më tani kanë aplikuar 240.888 shqiptarë. Në vitin 2020 ishin plot 345 mijë aplikime dhe në vitin 2019 ishin 330 mijë aplikime.

Aktualisht në vend të parë për aplikime është Rusia me 533 mijë aplikime dhe Ukraina me 426 mijë.

Por kur merr në konsideratë popullsinë, Shqipëria renditet në vend të parë.

Megjithatë shifra do të rritet pasi duhen edhe disa ditë që të mbyllen aplikimet.

SHBA jep 55 mijë viza çdo vit përmes Lotarisë Amerikane. Shanset për të fituar janë 1 përqind. Fitimi i lotarisë megjithatë është proces kompleks. Shumë fitues të vitit 2020 akoma nuk kanë marrë vizë për shkak të problemeve me Covid-19.