Janë përfolur kaq shumë për marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin, bashkëpunimin “Heart Attack” që na ngeli në mendje të gjithëve dhe për suksesin e jashtëzakonshëm që po korrin.
Noizy dhe Loredana dinë si ta shfrytëzojnë këtë sukses dhe vëmendje, ndaj shumë shpejt do t’i shohim sërish bashkë.
“Prive” bën me dije se reperja do të jetë sërish pjesë e klipit të ri të Noizy-t (kësaj here s’e dimë si modele apo do të këndojë gjithashtu).
Të gjithë jemi bërë kuriozë të mësojmë më shumë për çfarë bëhet fjalë, megjithatë duhet të presim për të mësuar të tjera detaje. Duket se Noizy po gatuan gjëra të reja në studio, që do të na i servirë këtë verë.

Ai është fokusuar tek projektet muzikore dhe koncerti gjigant që do të mbajë në Tiranë, ndërsa Loredana nga ana tjetër ende përflitet për raportet e saj me Mozzik.
Ata kanë një vogëlushe me emrin Hana që i mban të “bashkuar”, megjithatë reperja ka bërë me dije se tashmë është shumë e hapur për një marrdhënie të re. Pse jo, edhe një martesë.
Lori dëshiron që ta bëjë patjetër Hanën me motër ose vëlla, ndërsa fansat ende shpresojnë për një ribashkim të saj dhe Mozzik.