Kryeministri Edi Rama pranoi se edhe sot ka ndërtime pa leje, por ia hodhi fajin sistemit të drejtësisë që sipas tij të turpëron.

“Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa lejen patjetër nuk diskutohet, por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje abuzim mbi një leje ndërtimi e kemi ulur 10 fish.
Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimtaere këtij fenomeni të shëmtuar e fyes. E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një çati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për parrellinjtë e biznesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet.

Kjo që po bëjmë ka ardhur si rezolutat se nxirr ligje e masa sa të duash, bëj kontrolle e denoncime sa të duash sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e prokurorive e gjykatave të rretheve nuk është i pastruar je i destinuar të turpërohesh”.

Rama një tjetër komentueseje që i tha se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, iu përgjigj:

“Po të ishte “loje e dyfishte” e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shtetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde.
Çfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kuptim që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin.
Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para”.

“Ka një problem me lekun me mua, duhet të përkulem për ta marrë, e unë nuk përkulem”.