adriatik-llall-685x424
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla forcon Njësinë e Antikorrupsionit pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, me qëllim që të përballojë fluksin e madh të procedimeve penale në këtë strukturë.

Prej ditës së sotme kjo njësi do të do të përbëhet nga 5 prokurorë, ndërkohë që në mbështetje të saj do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit OPDAT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizën e drejtëpërdrejtë mbi çështjet e kriminalitetit ndërkombëtar, si edhe hetimit pasuror.

Kryeprokurori Llalla prezantoi sot anëtarët e rinj të kësaj strukture gjatë një takimi të zhvilluar në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Megjithatë deri më tani nuk kemi parë asnjë politikan të niveleve të larta që të dënohet. Nëse ata janë proceduar për korrupsion, pas disa kohësh i kanë shpëtuar drejtësisë përmes procedurave dhe presionit mbi gjyqësorin.