Derbi i viteve të fundit në Premier League mes Liverpool dhe Manchester City, i ka takuar ‘The Reds’. Goli i shënuar nga Mohamed Salah doli të jetë vendimtar për fitoren e tretë këtë sezon në elitën e futbollit anglez.


Edhe pse u shënua vetëm një gol sonte në ‘Anfield Road’ u zhvillua një ndeshje tejet interesante.

Liverpool shpërdoroi një mori rastesh, sidomos në pjesën e dytë me Mohamed Salah dhe Diogo Jota.

Ndërkaq, ‘Citizens’ arritën të shënonin, por goli i tyre u anulua për shkak se kishte pasur më herët një faull në Fabinhon.

Megjithatë, në minutën e 76’të për të zhbllokuar rezultatin u përkujdes sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah.

Ai pas një pasimi të mrekullueshëm nga portieri, Alisson Becker nuk dështoi të realizoi ballë për ballë me Ederson.

Në minutën e 86’të u përjashtua me karton të kuq edhe trajneri, Jurgen Klopp. Tekniku gjerman protestoi te gjyqtari anësor për arsye se aludonte në një faull dhe pas kësaj gjyqtari kryesor, Anthony Taylor vendosi ta nxjerrë kartonin e kuq.

Me këtë fitore Liverpool ka kaluar në pozitën e tetë në tabelë me 13 pikë, ndërsa kampionët në fuqi të Anglisë mbesin në vendin e dytë me 23 pikë