E ardhmja e Lionel Messi mund të jetë me të vërtetë me yje dhe vija. Në destinin e tij duket të jetë Inter Miami, ku luajnë Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi, siç konfirmohet nga pronari i klubit të MLS, Jorge Mas: “Unë dhe David Beckham (bashkëpronar i ekipit) po punojmë seriozisht për këtë – tha ai -. Ambicia jonë është të sjellim lojtarët më të mirë këtu dhe Leo është një talent gjeneracional, ndoshta më i miri i të gjitha kohërave. Unë jam optimist se ai mund të luajë për Inter Miami “.

Mas, duke folur për Miami Herald, nënvizoi se objektivat e argjentinasit dhe ato të klubit të tij mund të përkojnë: “Ardhja e tij do të kurorëzonte karrierën e futbollistit më të madh të brezit tonë dhe do të lidhej me ambicjet tona: ne duam të ndërtojmë një ekip të vlera botërore “.
Sipas zërave të fundit, Messi po punon për nënshkrimin e një marrëveshje dhjetë-vjeçare me Barcelonën, që parashikon dy vjet të tjera me fanellën blaugrana, si lider e kapiten, pastaj dy sezone në MLS në klubin e Beckham (së bashku me të mund të mbërrijë edhe Agüero), e në fund një rol si partner strategjik dhe ambasador i Barças në botë, të paktën deri në vitin 2031. Fjalët e Mas duket se konfirmojnë këtë skenar në të gjitha aspektet.