foto-viktor-tushaj-655x356

“Në Lezhë nuk janë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, dhe për këtë jam i hapur për çdo lloj hetimi dhe të gjitha akuzat ndaj meje të cilët janë bërë nga individë që duan t’i prishin imazhin Lezhës janë shpifje dhe trillime.”

Kështu është shprehur kreu i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj pasi disa shkrimëve të publikuar në lidhje me hetimin që po i bëhët atij me akuzën e shpërdorimit të detyrës.Tushaj ka shtuar se të gjitha këto janë shpifje nga individë që kanë interesa përsonale, ekonomike dhe politike në Lezhë.

“Ju garantoj se Bashkia e Lezhës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë e hapur për çdo llojë hetimi nga organi i akuzës.Ju garantoj se nuk do të jetë peng i asnjë interesi privat dhe nuk do të bjerë viktimë e asnjë llojë intrige që gatuhet nëpër kuzhinat të njerëzve të cilët kanë interesa individuale dhe politike në Lezhë.Kjo ka ndodhur pasi ata nuk kanë gjetur mbështetje nga kryetari i bashksië dhe administrata, kjo njesi vendore është e hapur për të gjithë për të monitoruar aktivitetin e tyre publik.Garantoj qytetarët se ne do të vazhdojmë trendin e zhvillimit për Lezhën dhe s’ka askush forcë që të na ndalojë këtë zhvillim për Lezhën.Ne Lezhë nuk ka asnjë ndërtim me leje në kundërshtim me ligjin të gjitha ndërtimet që janë pa leje janë të paligjshme, ndërsa ndërtimet me leje nëse ju bien ndesh projektëve të zhvillimit të Lezhës do të prishen.Projketet e nisura në Lezhë me standarde europiane do të bëjnë që historia të bashkëjetojë këndëshëm në këtë qytet.Këto investime do t’i japin një pamje tjetër Lezhës” , tha Viktor Tushaj ,Kryetar i Bashksië Lezhë.

Kryebashkiaku i Lezhës i cili Viktor Tushaj i cili është përfasues i Lëvizjes Socialiste për Integrim është shigjetuar në disa media të shkruara dhe rrjete sociale për zbuzime me detyren duke dhënë leje ndërtmimi në kundërshtim me ligjin.Në shkrimet e publikuara ditët e fundit është bërë e ditur se pas një hetimi disa mujor prokuroria e Lezhës kishte lëshuar urdhër arresti në ngarkim të Tushës, por që kjo është anullaur pas trysninsë që ka ushtruar mbi prokurorinë kreu i Levizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.Po sipas këtyre informacione është bërë e ditur se dhe debati i pak ditëve më parë midis kreut të LSI-së Meta dhe kryeministri Rama ka qenë pikërisht për çështjen e kryebashkiakut të Lezhës Tuashaj, por tashmë të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë nga ky i fundit.Viktor Tushaj është numri i një i Lëvizjës Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, ndërsa ushtron mandatin e tij të dytë si kryetar i Bashkisë Lezhë nën siglen e kësaj partie.

Në lidhje me lajmin e publikuar për kryebashkiakun e Lezhës Tuashaj ka regaur edhe policia e Lezhës. Në njoftimin e unoformave blu thuhet se:

“Lajmi i emetuar sot në shtypin periodik se DPQ Lezhë nuk ekzekuton urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë nuk është aspak i vërtetë. Në DPQ Lezhë nuk ka ardhur asnjë urdhër ekzekutimi për të cilin bën fjalë shtypi.

Theksojmë se dhe nga Prokuroria Lezhë nuk i është deleguar apo urdhëruar DPQ Lezhë të kryej veprime hetimore ndaj Kryetarit të Bashkisë Lezhë Z.Viktor Tushaj për sa bën fjalë e përditshmja periodike. Ju bëjmë me dije se strukturat e Policisë Qarkut Lezhë janë të vendosura të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore në përmbushje të detyrës ndaj qytetarëve dhe ligjit.”