Ndërkohë që në Tiranë dhe në pjesën qendrore dhe jugore të territorit shqiptar, temperaturat shënojnë shifra të larta, Lezha është “pushtuar” nga reshjet e dendura të shiut. Kjo situatë ka zbrazur plazhin e Shëngjit dhe pjesa më e madhe e pushuesve janë larguar nga bregdeti. Për rrjedhojë është krijuar trafik i rënduar dhe kaos në lëvizje.

Segmentet më problematike janë rruga e Shëngjinit dhe segmenti Milot-Balldre.