Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesit të kësaj të diele.

Si pasojë e reshjeve janë krijuar problematika në zonën turistike të Shëngjinit, ku janë përmbytur disa akse rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Gjithashtu një shtim të prurjeve ka pasur dhe në lumenjtë e Drinit dhe Matit, por aktualisht nuk ka rrezik për daljen nga shtrati të tyre. Nga moti i keq është pezulluar lundrimi detar për te gjitha mjetet lundruese, pasi dallgëzimi është shumë i lartë.

Po ashtu ka pasur probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë. Bëhet me dije se grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmeve.

Problematike vijon të mbetet situata nga reshjet pranë nënkalimit te autostradës ne Fushe Mamurras, ku prezenca e ujit ka vështirësuar kalimin e automjeteve.