Tension që nuk duket i destinuar të zvogëlohet. Një kapitull i ri është shfaqur në çështjen Lewandowski-Bayern Mynih. Sulmuesi polak ka kërkuar publikisht shitjen (“Diçka tek unë ka vdekur, kam nevojë për stimuj të rinj”), por bavarezët nuk janë të gatshëm ta shesin. Duke refuzuar ofertën e parë (32 milionë) nga Barcelona, presidenti Hainer përsëriti se “mund ta përballojmë ta humbim atë me parametër zero pas një viti, nuk kemi probleme ekonomike”. E lojtari mendon tani të shfrytëzojë nenin 17 për t’u larguar në mënyrë të njëanshme. Edhe sepse tani duket se edhe me trajnerin nuk ka ndonjë raport të madh.

Sipas asaj që raporton TZ, gazeta bavareze, para përfundimit të sezonit Nagelsmann, në stërvitje, i kka kërkuar një ushtrim anësorëve, duke i sugjeruar Lewandowskit se si të lëvizte për të pritur sa më mirë krosimet nga fundorja. Mirëpo, reagimi i sulmuesit polak nuk ka qenë veçanërisht pranues: “Unë jam ai që kam shënuar 41 gola në një vit në Bundesligë, duke vendosur rekordin e të gjitha kohërave, jo ti. Kështu që marrin tjetër kuptim, pakënaqësie, disa deklarata publike të Lewandowskit në të kaluarën: “Ne luajmë me 6 lojtarë sulmues, për një sulmues si unë nuk është e lehtë të gjejë hapësirë, sidomos ndaj kundërshtarëve që mbrojnë ulët”. Ndoshta ishte shenja e parë e pakënaqësisë. E tensioni te Bayern vazhdon të rritet.