CIPA
Dorëheqja e Artan Didit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është pasuar me lëvizje të tjera në kupolën e policisë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa është emëruar zv/drejtor i Përgjithshëm për Krimet e Rënda, në vend të Haki Çakos, i cili është emeruar tashmë Drejtor i Përgjithshëm.

Në vend të tij, në Drejtorinë e Tiranës, është emëruar Evin Hodaj. Ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë së Fierit. Në Fier do të shkojë Neritan Nallbati, drejtori aktual i policisë së Elbasanit. Ndërsa në Elbasan, në vend të tij shkon Alfred Çepe.

Rokadë është bërë edhe mes shefit të Komisariatit të Vlorës, Agim Bashës dhe Behar Cakës që do ta marrë drejtimin e komisariatit duke i lënë Bashës detyrën e tij si shef katedre në Akademinë e Rendit.