Legjenda e futbollit brazilian, Pele, i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit që ushtria e tij po bëjnë në Ukrainë.


Kjo letër iu drejtua presidentit rus pak para ndeshjes mes Ukrainës dhe Skocisë e vlefshme për kualifikim në Kmapionatin Botëror e të cilën Ukraina e fitoi me rezultat 3-1 dhe tani do të përballet me Uellsin në sfidën vendimtarë për këtë objektiv, përcjellë KosovaPress.

 

“Sot Ukraina përpiqet të harrojë, të paktën për 90 minuta, tragjedinë që ka përfshirë vendin e saj”, shkroi Pele në një letër të hapur drejtuar Putinit, të publikuar në Instagram pak para se skuadra e Ukrainës të dilte në fushë me Skocinë në gjysmëfinalen e playoff-it.

 

“Dua ta përdor ndeshjen e sotme si një mundësi për të bërë një kërkesë: ndaleni pushtimin. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë dhunë të vazhdueshme”, shtoi tre herë kampioni i botës.

“Ky konflikt është i keq, i pajustifikueshëm dhe nuk sjell asgjë tjetër veç dhimbje, frikë, terror dhe ankth. Luftërat ekzistojnë vetëm për të ndarë kombet dhe nuk ka asnjë ideologji që justifikon plumbat e raketave që varrosin ëndrrat e fëmijëve, ato shkatërrojnë familjet dhe vrasin ”

Në letrën e tij Pele kujton gjithashtu se është takuar me Putinin në të kaluarën dhe ka shkëmbyer “buzëqeshje të shoqëruara me një shtrëngim duarsh të gjatë”.

 

“Fuqia për të ndalur këtë konflikt është në duart tuaja. Të njëjtat që kam tundur në Moskë, në takimin tonë të fundit në vitin 2017”, ka shkruar Pele.

I konsideruar nga shumë si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Pele ka pasur një nga karrierat më legjendare në sport, duke shënuar më shumë se 1.000 gola përpara se të pensionohej në vitin 1977. Së fundmi ai ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe u operua në shtatorin e kaluar. për kancerin e zorrës së trashë, e ndjekur nga kimioterapi.

 

Mesazhi i tij vjen ndërsa konflikti në Ukrainë po i afrohet ditës së 100-të, me luftime të ashpra që po zhvillohen në lindje të vendit, pasi ushtria ruse dështoi në përpjekjen e saj për të pushtuar Kievin.

Ndeshja në Glasgoë ishte e para për kombëtaren e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit.